ITALI – Një 28-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij italiane janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për tregti droge.  Shqiptari me profesion kasap, banues në komunën  Savona, u vu në pranga si pjesë e operacionit të koduar “Tender Meat”, pasi pas repartit të therjes së mishit në një supermarket, lulëzonte tregtia e drogës.

Pas identifikimit të disa blerësve dhe shpërndarësve të drogës, hetimet vazhduan dhe kështu u bë e mundur gjetja e ‘celulës’ së drogës së tyre, që rezultoi të ishte një garazh në Savona, që përdorej nga e dashura 25-vjeçare e shqiptarit për ruajtjen e drogës.

Për drogën përdoreshin kode të ndryshme, që në shumicën e rasteve ishin emra mishrash, si “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”. Këto emra nënkuptonin sasinë e gramëve të kokainës.

Shqiptari fitonte rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës së pastër dhe droga shpërndahej në zona të ndryshme si Andora, Laigueglia, Loano e Finale Ligure, të gjitha komuna në provincën e Savona-s.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: