Danjeli është kthyer në liderin e shtëpisë, jo vetëm për shkak të titullit që ka fituar nga votimi i banorëve të tjerë, por edhe për shkak të mungesë së tre prej djemve të tjerë, Olsit-Damianos-Ervinit.
Ndërsa është në oborr me “gratë” e dy prej të dënuarve, Sidritën dhe Armelën, Danjeli u shpjegon se ka ndryshuar mendim për faktin që t’i presin me festë Olsin, Damianon dhe Ervinin.

“Gabim të bëjmë party. Sepse nuk kanë qenë në luftë për t’i bërë heronj”, shprehet Danjeli, ndërsa vajzat e duan një festë.

“Jo që ditën e parë, por gjatë javës duhet një festë që të ndërrojë atmosfera”, shprehet Sidrita.
“Kur të vijnë, duhet t’i presim qetë dhe ftohtë”, u thotë Danjeli, ndërsa Armela thotë që “ata duhet ta kuptojnë që bënë gabim”./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: