Sherri dhe përplasjet mes konkurenteve të ‘Big Brother’, Ervinit, Olsit dhe Damianos duket se i ka kapërcyer kufijtë e një loje. Motra e Ervinit, Edjola, tregon se gjërat kanë degraduar në kërcënime dhe fyerje mes fansave, por lufta më e fortë është mes Damianos dhe Ervinit, ndërsa ka shpjeguar se këta të fundit kanë marrë kërcënime për jetën nga pala kundërshtare.

Ajo u ka kërkuar të gjithëve të ruajnë mesazhet, ndërsa është shprehur se në lidhje me këtë do të ketë edhe padi. Ndër të tjera ajo kërkon nga fansat të mbështesin Ervinin me kulturë dhe dinjitet. Kujtojmë se aktualisht 3 djemtë janë ‘dënuar’ nga vëllai i madh duke qëndruar vetëm të 3 pas sherreve dhe gjuhës vulgare që kanë përdorur.

Screenshot
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: