Reperi kanadez Drake ka arritur një rekord të ri duke mundur Adelen në Billboard Music Awards 2017, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në T-Mobile Area të Las Vegasit, duke fituar plot 13 çmime, (rekordi mbahej nga Adele e cila në 2012 fitoi plot 12 çmime), transmeton tgcom24.

Manifestimi, vlerëson çdo vit artistët më të suksesshëm të pop-it, rok dance dhe country të Shteteve të Bashkuara.

Mes të ftuarve në skenë këngëtarja Nicki Minaj ka ndezur skenën me perfomancën e saj seksi, Cher ka befasuar me parruken e saj bionde dhe një look nudo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb