Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Birra Korça tërheq vëmendjen sërish. Grupi nga Çekia kalon ditën në gjigandin teknologjik (Video)

Birra Korca

Birra Korça vijon të qëndrojë në krye të klasifikimit jo vetëm si një investim madhor por edhe si produkt cilësor. Një tjetër vlerësim që e krahason pastërtinë e saj dhe kualitetin e lartë ka ardhur nga një grup vizitorësh nga Çekia të shoqëruar nga artisti i njohur Piro Milkani.

Duke shprehur vlerësimet maksimale vizitorët të cilët ndodhen në qytetin e Pogradecit me rastin e mbajtjes së festivalit të filmit Ballkanik, kanë zgjedhur të kalojnë një ditë ndryshe dhe të vizitojnë gjigandin teknologjik që ndodhet në Korçë dhe prodhuesin më të mirë të birrës në Shqipëri.

Ata kanë treguar mbresat e tyre pasi kanë shijuar birrën e sapo prodhuar, çka konfirmon se Birra Korça mbetet më e mira mes pijeve elitare dhe jo vetëm.

Edhe vetë regjisori i njohur Milkani ka theksuar se Birra Korça është zgjedhja e tij e vetme në çdo tryezë ndërsa ka vlerësuar investimin i cili mishëron ndërthurjen e historisë me modernen.

Fabrika e Birra Korça mbetet një investim model në qytetin e Korçës dhe përveçse një biznes i suksesshëm ajo tashmë është kthyer në një destinacion turistik.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • ahahahahahahaha e dini ju sa te medhaja jane fabrikat e Pilsner dhe Budweiser ne Ceki, pa llogaritur markat me te vogla 😀 😀 ne qofte se aty kane ardhur ceke, kane ardhur per te pare me te vertete si behet birra aty krahasuar me kushtet ne Ceki.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.