Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar kundër deklarimeve publike që janë dhënë pas takimit të mbrëmshëm.

Sipas një deklarate me shkrim, Maja Kocijançiç ka thënë se gjatë takimit të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur mbrëmë, është arritur marrëveshje që të mos bëhen deklarata publike.

“Rezultat esencial ishte tejkalimi i tensioneve dhe përmbajtja nga komentimi në publik për diskutimet (e mbrëmshme). Na vjen keq të kuptojmë që kësaj nuk i janë përmbajtur të gjithë, ndersa iu bëjmë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë më tej nga marrëveshja e arritur dje”, ka thënë ndër të tjera në këtë deklaratë, Kocijançiç, raporton rel.

Zëdhënësja e kryediplomates evropiane thotë se Mogherini megjithatë është e kënaqur dhe “falenderon sërish liderët politik të Beogradit dhe Prishtinës për dialogun kontruktiv që është mbajtur mbrëmë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb