Mediat sportive në vendin tonë kanë raportuar për mundësinë që ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi të marrë drejtimin e skuadrës kosovare, Lirisë së Prizrenit. Megjithatë, te klubi nga Prizreni thonë se asgjë s’ka zyrtare, gjithçka është në fazën e bisedimeve.

“Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Bledin. Është nga emrat me të cilët po bisedon klubi”, ka thënë sekretari i klubit, Bashkim Kajdomçaj për Gazetasheshi.com.

Sipas tij, Liria është në bisedime edhe me disa trajnerë tjerë. Liria sezonin e shkuar e siguroi mbijetesën vetë në javën e fundit të kampionatit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: