Totenham ka siguruar transferimin e parë të kësaj merkato vere kur kanë mbetur pothuajse dhe dy javë nga mbyllja e saj.

Londinezët e drejtuar nga Mauricio Pochetinno kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të Ajax Davinson Sanchez për shifrën e 50 mln eurove. Kolumbiani sipas njoftimit në faqen e klubit londinez do të nënshruajë një kontratë 6-vjeçare.

Sanchez zhvilloi 47 ndeshje gjatë sezonit të fundit me “tulipanët”, duke qenë një përforcim më shumë vlera për ekipin e trajnerit Pochettino, që gjatë paradites së sotme pati kërkuar 4 blerje nga klubi.


“Jam shumë i lumtur për këtë transferim, pasi do të luaj tek një ekip i famshëm si Tottenham. Shoh përpara me optimizëm, mezi pres të takohem me shokët e rinj të skuadrës dhe të punoj me trajnerin Pochettino. Dua të falënderoj Ajax për mundësinë që më dha, pasi transferimi në Holandë ka qenë i rëndësishëm për karrierën time”, u shpreh mbrojtësi Davinson Sanchez, që është një blerje rekord për skuadrën e Spurs. Ardhja e tij pritet t’i japë “dritën jeshile” largimit të Danny Rose.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb