Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e paralajmëruar për bllokimin për 1 orë të rrugëve kryesore në të gjithë vendin.

Por ndryshe nga sa pritej, këtë formë proteste nuk e kanë “përkrahur” disa nga figurat qendrore të kësaj partie.
Berishaaa
“BalkanWeb” raporton se ish-kryeministri, Sali Berisha, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu apo edhe ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, nuk iu bashkuan sot thirrjes së Bashës për të bllokuar nga ora 11:00-12:00 akset rrugore kryesore të vendit.

Berisha edhe pse nuk ka marrë pjesë në këtë protestë vendosi një status të shkurtër në “Facebook” duke e cilësuar atë si “sukses të shkëlqyer”.

Nga ana tjetër në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb”, Topalli la qartësisht të kuptohet se ka qenë kundër kësaj forme proteste duke sqaruar se “mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes”.
Topalli-dhe-Bregu-620x350
Gjithashtu Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe një prej zërave kritikë të Bashës në PD, Majlinda Bregu nuk ka qenë sot në asnjë prej pesë pikave opozita protestonte për qeveri teknike.
2971
Megjithatë, ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale. Gjatë kohës që kishte nisur protesta, ajo ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook, një shkrim të “The Independent” që fliste për faktin se Marine Le Pen, radikalja e djathtë në Francë nuk kishte shanse të fitonte zgjedhjet Presidenciale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb