NGA IRA LONDO

GREQI- Që prej 18 janarit, mbetet i jashtë funksionit sistemi kompjuterik i Ministrisë së Politikës për Emigracionin në Greqi, duke bllokuar pajisjen me leje qëndrimi, procedurat e aplikimit apo rinovimit të dokumenteve për emigrantët shqiptarë ne Greqi.

Situata ka sjellë probleme për emigrantët që edhe njëherë gjenden “të izoluar” në burokracinë vendase. Konkretisht, gjatë këtyre ditëve do duhet të ishin depozituar kërkesat për rinovim për lejet që skadonin në fund të dhjetorit 2017.

Vonesa në këtë procedurë parashikon një gjobë të rëndë e pasoja të tjera, në lëshimin e lejes së re për emigrantin. Por prej 20 ditësh sistemi mbetet i bllokuar, dhe ende nuk është dhënë zyrtarisht ndonjë rrugëzgjidhje.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut kërkojnë shtyrje 6-mujore të të gjitha lejeve të qëndrimit për të gjitha kategoritë e shtetasve të huaj, si e vetmja mundësi që të kalohet ky ngërç, i cili ka krijuar probleme në jetët e mijëra emigrantëve shqiptarë në Greqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb