SHKODËR- Ndonëse ai zgjodhi një mënyrë tejet të veçantë për t’ju bashkuar sot protestës së opozitës, fermeri Lush Ndoci nga Shkodra është shoqëruar në polici.

Kjo pasi, Ndoci paraditen e sotme bllokoi me bagëtitë e tij rrugën Shkodër-Tiranë, në shenjë solidarizimi me protestuesit e tjerë në mbarë vendin.

“BalkanWeb” mëson se Ndoci u shoqërua nga blutë për t’u marrë në pyetje për veprimin e tij. Fermeri bllokoi për disa minuta këtë aks, duke shkaktuar radhë në automjete.

Protesta e sotme u mbajt në 5 pika kyçe të vendit, ku për një orë u bllokua trafiku. Prej disa kohësh opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: