Kreu i LIBRA-s Ben Blushi gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Tiranë ditën e sotme, ironizoi dy partitë e mëdha në vend, Partinë Socialiste dhe atë Demokrate.

Tesktualisht gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë, ai i quajti kërpudha (PS-në) dhe çadra (PD-në)

Ish-deputeti i PS tha se të dyja janë njësoj, vijnë nga lagështia, ndërsa LIBRA, u shpreh Blushi, vjen nga drita e diellit.

“Pashë që kjo partia e çadrës se në fakt i kanë ndryshuar emrat këta, çadra dhe kërpudha, të dyja kanë një të përbashkët. Vijnë nga lagështia kurse LIBRA simbolizon dritën e diellit, prandaj jemi të verdhë. Ata që duan ta mbajnë Shqipërinë peng të së kaluarës, ata që duan ta mbajnë Shqipërinë në varfëri, ata le të votojnë për qeverinë, për qeverinë e Saliut dhe  Edi Ramës. ” u shpreh ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: