TIRANE– Kreu i LIBRA-s ka reaguar sërish ditën e sotme për marrëveshjen e arritur nga Rama dhe Basha, duke zgjidhur kështu krizën politike dhe duke i mundësuar edhe partive opozitare të futën në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi thotë se kjo marrëveshje do të mbahet mend në historinë e vendit si “marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike”.

Sipas kreut të LIBRA-s, kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën

“BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrëveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar. Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si çdo të keqe”, shkruan Ben Blushi në rrjetin social “Facebook”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb