Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Historia e djalit që donte të bëhej polic, e ‘dogjën’ për një tatuazh, kur Tahiri e ka trupin plot”

saimir-tahiri-tatuazhi

TIRANE- Me tone të ashpra, kritika dhe ironi, kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka sjellë sot para kolegëve të tij në Kuvend historinë e një të riu që kishte takuar pak ditë më parë në një rrugë të kryeqytetit.

Nga foltorja e Kuvendit Blushi tregoi rrëfimin e të djalit, i cili kishte konkurruar për në Shkollën e Policisë, por se nuk kishte fituar për shkak të një kriteri.

Më tej Blushi shton se i riu pasi kishte humbur nënën, kishte bërë një tatuazh në trup fytyrën e saj, kusht i cili nuk e përzgjodhi për të vijuar studimet. Blushi tha se djali u detyrua që të fshihte kujtimin që e lidhte me nënën, ndërsa shtoi me ironi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kishte gjithë trupin me tatuazhe, që i reklamonte sa herë të mundej.

“Para një jave duke ecur rrugëve në Tiranë më del para një djalë dhe më tha: ‘Kandidova për në Shkollën e Policisë, dhe i kalova të gjithë testet. Por se fitova për një kusht, një tatuazh’. Ai kishte një tatuazh, fytyrën e nënës së tij që i kishte vdekur. Pasi e hoqi tatuazhin, prapë nuk fitoi kur konkurroi, pasi ata që ishin më poshtë paguan. Ministri i Brendshëm (Ish-ministri Saimir Tahiri) i ka të mbushur trupin gjithë tatuazhe, ndërsa një fëmijë hoqi tatuazhin e nënës së tij për të kapur shkollën. (reagime nga salla) E di që nuk është polic, por është model (Për Tahirin). Mbroje para atij djali, se ai humbi nënën e vet dhe tatuazhin”, tha Blushi.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.