TIRANE– Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur pas takimit të thirrur nga Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit. Blushi u shpreh se në takim është diskutuar për forcimin e standardeve të zgjedhjeve. Ai tha se mungesa e Ramës dhe Bashës e bëri të padobishme tryezën, ndërsa takimi ishte informues për dështimin e negociatave ditën e djeshme.

“Më shumë u informuam se çfarë ka ndodhur dje gjatë negocimit me ndërkombëtarët. Nuk ka pasur asnjë ftesë, pasi ishim në tryezë informimi. Meta nuk na ftoi për votim. Në kuvend, pavarësisht nga mungesa e PD, votat janë, por nuk ka vullnet. Kanë dështuar të gjitha negociatat politike që të zhbllokohet vettingu. Pavarësisht nga mungesa e PD, paralajmërova PS dhe LSI se mund të cenojnë zgjedhjet dhe duhet të lëshojnë pushtet. Nuk pati asnjë përfundim tryeza sepse nuk u thirr për të pasur një përfundim. Që në fillim u njoftua se Rama nuk do ishte, ndërsa Basha nuk mori pjesë dhe kjo e bëri të padobishme tryezën. Kjo krizë do zgjidhet duke mos u zgjidhur. Nuk ka zgjidhje, por shpresoj të ketë zgjedhje”- tha Blushi.

Një ditë pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në vend, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndërmori sot hapin e radhës duke thirrur partitë parlamentare në një takim 90-minutësh. Rama nuk mori pjesë pasi ishte në Korçë në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, ndërsa Basha refuzoi pjesëmarrjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: