Makina e nxjerrë së fundmi në treg nga prodhuesi gjerman BMW, po kërkohet në masë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe shitësit nuk po ia dalin të sigurojnë aq shumë.

Kjo për shkak se nuk ishte llogaritur se do të ketë kaq shumë pritje për këtë automjet dhe se blerjet do të ishin kaq të mëdha, shkruan BMW Blog.

Në qendrat ku bëhet shitja e tyre, në muajin e fundit kanë mbetur vetëm 200 njësi të Serie 5, derisa ka mbi 2000 të regjistruara për shitje dhe aplikimet po vazhdojnë.

Agjencitë që merren me statistikat nuk kanë bërë të ditur se sa makina janë shitur deri më tani, por kanë lënë të kuptohet se prej që ka dalë në treg në mes të shkurtit ka kërkesa të shumta.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: