ITALI – Bodybuilder-i gjerman Patrick Huber zgjodhi Venecian për t’i propozuar për martesë së dashurit të tij, ish-zhytësit suedez Johan Jimmy Sjodin shkruan Corriere.

Patric kishte marrë një gondola për të bërë një shëtitje nëpër qytetin e mrekullueshëm Italian. Në një moment kur partneri tij nuk e kishte mendjen ka nxjerrë unazën duke i propozuar për martesë. Çdo moment i propozmit është kapur me foto.

Fotot më vonë i kanë postuar në profilet e tyre në Facebook. Mësohet se çifti homoseksual është njohur me njëri-tjetrin në Facebook rreth 17 muaj më pare. Pas pushimeve në Venecia çifti ka zgjedhur të jetojë në Munich.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: