Boeing ka premtuar të ndërtojë aeroplanët hipersonikë për pasagjerët, dhe thotë se diçka e tillë mund të ndodhë brënda një dekade.

Avionët hipersonikë fluturojnë deri në 3.800 km për orë, dhe mund të lejojnë pasagjerët të ulin në mënyrë dramatike kohën e udhëtimit.

“Unë mendoj se në dekadën e ardhshme ju do t’i shihni ato të bëra realitet”, tha për CNBC në Paris Air Show, kryetari dhe CEO i Boeing, Dennis Muilenburg.

Megjithatë, ai pranoi se firma ende duhet të provojë se ka mjaft njerëz që mund të përballojnë bileta për ta bërë atë shërbim të vlefshëm.

“Por ne shohim inovacione të ardhshme ku mund të lëvizni rreth botës edhe për vetëm dy orë”, shtoi gjithashtu Mulenburg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: