TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë me anë të një letre, ka akuzuar Lulzim Bashën për humbjen e thellë në zgjedhje. Erion Piciri, ndër të tjera ka shkruar se humbja e zgjedhjeve i dedikohet drejtimit të dobët nga lideri.

Dorëheqja e menjëhershme e Lulzim Bashës është kërkesa e parë që Piciri ka, duke u shprehur se qëndrimi tij cënon besueshmërinë e PD.

Më tej kandidati i PD kërkon krijimin e një komisioni të posaçëm me mandat dy mujor, me figura përfaqësuese dhe pa konflikt interesi për administrimin e debatit dhe përpilimin e një statuti të ri.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/06/27/bomba-e-kandidatit-te-pd-ne-tirane-lulzim-basha-dorehiqu-arrite-humbjen-me-te-thelle-ne-histori/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: