Dy fotografi, dy kombe, i njëjti kufi. Me projektin Borderprojeck 2017, dy fotografë të Afp kanë ndërmarrë një udhëtim, që do i bëjë të ndjekin të gjithë kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, që ndan dy shtetet. Jim Watson dokumenton pjesën amerikane të kufirit, nga California në Texas, ndërsa Guillermo Arias atë meksikane, nga Baja California në Tamaulipas.

Udhëtimi që do mbarojë në 22 shkurt, nuk është mbyllur akoma, por fotot e para të publikuara tregojnë me thjeshtësi dhe qartësi reportazhin, me historitë impresionuese në fytyrat e njerëzve, dhe pejsazhet e qarta të një vendi, që pavarësisht se kanë të njëjtin emër janë të ndara.

Ndërtimi i murit të kufirit, në vendet ku nuk kishte një barrierë ndarëse, ka qenë një premtim i Donald Trump në fushatën elektorale, të cilin ai sërish e ka përsëritur në 25 janar si një veprim për sigurinë kombëtare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: