Qeveritë globale janë duke përgatitur botën për një njoftim të pashmangshëm se alienët ekzistojnë dhe janë tashmë në Tokë, gjë që është dyshuar edhe më parë. Pretendimi vjen nga një grup lobistësh i quajtur “Disclosure Activists”, një konsorcium i ri ndërkombëtar i cili po përpiqet të nxjerrë një herë e mirë në dritë të vërtetën për alienët.

Teoricienët konspirativë kanë pohuar për vite se alienët e kanë vizituar Tokën dhe liderët botërorë janë të vetëdijshëm për këtë, por ajo që i ka mbajtur të mos i bëjnë publike ka qenë frika e ndikimit që mund të ketë tek feja dhe sundimi i ligjit.

Por tani grupi “Disclosure Acitivists” thonë se numri i  dosjeve në lidhjet me UFO-t është shumë i madh dhe duhet të hapet njëherë e përgjithmonë, shkruan e përditshmja angleze Express.

Në një deklaratë, organizata tha se ka një përpjekje sistematike nga brenda qeverive të botës që të nxjerrin këto informacione për publikun.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb