Në orën 18:00 janë luajtur disa prej ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018 që zhvillohet në Rusi dhe skuadra si Gjermania dhe Anglia kanë bërë detyrën duke mmundur kundërshtarët respektivë.

England VS Lithuania 2-0 – All Goals… by jaredpeele
Anglia ka mundur pastër në “Wembley” Lituaninë me rezultatin 2-0 falë golave të Defoe në të 22-ën minutë dhe Vardit në të 66-ën. “Tre Luanët” sigurojnë vendin e parë me 13 pikë në grupin F duke lënë mbrapa Slloveninë me 8 pikë që luan ndeshjen e prapambetur me Skocinë në 20:45.

Gjermania ka bërë Gjermaninë duke mposhtur thellë 1-4 vendasit e Azerbajzhanit. Të besuarit e Joakim Lëv gjetën golin e parë në minutën e 19 falë Andre Shchurle. Më pas me rradhë Myller e Gomez dhe sërish në fund Schurle vulosën rezultatin përfundimtar 1-4.

Andre Schurrle Goal HD – Azerbaijan 0-1 Germany… by fabiolafarrelly
Goli i vetëm i Azerbajzhanit u shënua në minutën 31 me anë të Nazzarov i cili barazoi përkohësisht rezultatin para se të vijonte pushtimi i “panzarave”. Gjermania renditet e para me pikë të plota pas 5 ndeshjeve, 15-të.

Sfida tjetër e këtij grupi mes San Marinos dhe Republikës Çeke ka përfunduar me fitoren shkatërruese të miqve 0-6. Çekët e patën një shëtitje ndeshjen e sotme ndërsa renditen të dytët në grupin C, 7 pikë më pak se gjermanët dhe të ndjekur nga Azerbajxhani me 1 më pak.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb