Shorti i Botërorit 2018 në futboll do të hidhet në Kremlin më 1 dhjetor. Lajmin e bëri të ditur FIFA, duke konfirmuar propozimin e zv/kryeministrit rus i ngarkuar edhe me sportet dhe president i Federates Ruse të Futbollit (RFU), Vitali Moutko.
“Ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së botës do të zhvillohet më 1 dhjetor. Kam sugjeruar Pallatin e Kongreseve në Kremlin dhe tashmë gjithçka varet nga FIFA”, kishte deklaruar Mutko, i cituar nga agjencia zyrtare e shtypit ruse TASS, gjatë një takimi me kryeministrin Dmitri Medvedev.
FIFA dhe komitetim organizator i Kupës së botës 2018 “konfirmojnë se shorti i Botërorit 2018 do të hidhet mv 1 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Kremlin”, bëri të ditur për AFP një zëdhënës i FIFA-s.
Kjo sallë “prestigjioze me kapacitet prej 6.000 spektatorësh ka pritur në të kaluaren koncerte të artistëve ndërkombëtarë, si dhe shfaqje baleti dhe opere”, saktesoi FIFA.
(el.sp/BalkanWeb)