Deputeti i partisë socialiste, Erion Braçe, ka shprehur edhe një herë mllefin pas ndeshjeve të mbrëmshme ndaj një sistemi që sipas tij po përcakton garën me anë të arbitrave. Braçe, që njihet për oponencën e fortë ndaj kreut të FSHF-së edhe në statusin e fundit ka lëshuar vrer ndaj Armando Dukës duke e akuzuar se po dënon me qëllim Partizanin. Në fund e mbyll duke i premtuar luftë.

STATUSI I BRAÇES
brace-470x274
Urdhëroni;

KY ËSHTË KRIMI I SOTËM I SISTEMIT KRIMINAL QË KONTROLLON FUTBOLLIN NË SHQIPËRI!

Të dyja ndeshjet e një gare, Kukësi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtarët e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shihini fotot;

Në të parën është penalltia dhënë Kukësit sot, topi as që prek duar por bythën e lojtarit të Korabit; ky është një zhvillim krijues i çdo rregulloreje të futbollit!
kukesi-penallti-470x474
Në të dytën e të tretën është penalltia që iu mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me këmbë dhe nuk i jepet penallti!
partizani-penallti-1-470x504
partizani-penallti-2
Tani krahasojini këto penallti;

Atë që i është dhënë Kukësit dhe atë që i është mohuar Partizanit.

Ja bëjnë muuuuuuu!

Këto nuk janë kurrë gabime njerëzore!

KY ËSHTË URDHËR!

Urdhër për të gjykuar dhe vendosur kështu!

Urdhër për të ndëshkuar Partizanin!

Pas “kërcënimit” të “Të Madhit” ndaj gjyqtarëve, i vetmi që e jep këtë urdhër është ai “I Madhi” i Federatës!

Ka vrarë përfundimisht garën në tre javët e fundit, në një krim të përsëritur ndaj futbollit shqiptar, në mënyrën më të hapur të mundshme, të qëllimtë dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbësit!

Si çdo vit në shtatë vitet e fundit! Tani është luftë ndaj luftë do ketë! E kërkoi vetë dhe do e marrë!

Duhet shembur sistemi i Federatës dhe kjo do të ndodhë, njëherë e përgjithmonë e pa kthim.

Më mirë të mos luhet futboll se sa me futbollin të mashtrohet një komb i tërë, të bëhet krim duke vrarë pasionin e çdo futbollisti sot dhe ëndrrat e çdo fëmije nesër!

Më pas, i ngacmuar nga komentuesit për rolin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Braçe nuk është kursyer as ndaj këtij të fundit.

“Ore b…, po c’më kujtoni se s’po e marr vesh? Po ku hyn partia këtu? Po të gjithë, përfshi edhe Gjicin janë pjesë e kësaj gare të paracaktuar!! Madje ky është përfitues. Por kjo lodër ka shtatë vjet që luhet dhe e luan Armando Duka qartësisht. Si nuk e kuptoni që veç ky e jo ndonjë president i veçantë e kontrollon këtë, vendos për çdo gjë. Po vjet- t’u pyes, Gjici apo Duka e bën lojën?”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb