KOLONJE- Nënkryetari i LSI-së, Endrit Brahimllari dhe Kryetarja e LGI, Klajda Gjosha, zhvilluan sot një takim me strukturat e LSI në Leskovik të bashkisë Kolonjë.

Brahimllari dhe Gjosha theksuan se në datën 20 Nëntor duhet të jenë të gjithë për të votuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me qëllim vazhdimin e projekteve të nisura në Bashkinë e Kolonjës.

Gjatë fjalës së tij Endrit Brahimllari theksoi dhe se: “Votimi në datën 6 Nëntor për kreun e LSI duhet të jetë një votim model i cili të bazohet tek transparenca, gjthpërfshirja dhe integriteti. Ky proces vazhdon rrugën e hapjes së LSI-së, prandaj dhe votimit të delegatëve është shumë i rëndësishëm sepse do jenë ata që do të përfaqësojnë vullnetin tuaj”.

Në vazhdim Klajda Gjosha u shpreh se: “LSI është një forcë me parime të konsoliduara të demokracisë së brendshme, mendimit ndryshe dhe votës së lirë”.

Pjesmarrja në procesin e votimit në datën 6 Nëntor, sipas LSI, ka një rëndësi të madhe për një proces zgjedhor model. Leskoviku do të përfaqësohet në Konventën Kombëtare të LSI me delegatët e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb