Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Braimllari: Qëndrimet e LSI në funksion të përmirësimit të qeverisjes, jo kundër Ramës

lsi

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka sqaruar mbrëmjen e sotme qëndrimin e kësaj force politike ndaj çështjeve të ndryshme në vend. I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24”, Braimllari tha se sfida kryesore e LSI është zhvillimi i vendit, realizimi i reformave dhe krijimi i sa më shumë mundësive për qytetarët.

“Nuk mendoj se LSI luan me presione. LSI e ka kaluar tashmë sfidën e saj të rritjes si parti politike, dhe në këto momente sfida e saj është zhvillimi për qytetarët, angazhimet kryesore të vendit, dhe reformat më të rëndësishme”, tha ai.

Braimllari theksoi se qëndrimet e LSI për çështje të caktuara janë në funksion të përmirësimit të qeverisjes, dhe nuk duhen parë si qëndrime kundër Ramës.

“Ne kërkojmë përmirësimin e qeverisjes, dhe nuk e kuptoj pse LSI është etiketuar si një forcë politike që sa herë flet për një çështje të caktuar të qeverisjes duket sikur është kundër Ramës”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Braimllari tha se LSI vë theksin në dialogun mes palëve dhe përmirësimin e klimës politike në vend.

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.