TIRANE– Një nga zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, Majlinda Bregu nuk u përfshi në listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetja aktuale ka folur për ‘News24’ në lidhje me këtë vendim të kryedemokratit Basha duke thënë se ajo gjithmonë do jetë me PD-në, ndërsa ata që mendojnë se do largohet ta harrojnë.

“Dua tju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën. Të mos ligështohen me c’po ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë. Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem”- tha Bregu në një prononcim për ‘News24’.

Kujtojmë se më herët përmes një statusi në ‘Facebook’ Majlinda Bregu u shpreh se u ndëshkua bashkë me kritikët e tjerë të PD-së, sepse kërkoi hyrjen e PD-së në zgjedhje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb