Në shikim të parë nga jashtë mund të duket si çdo aeroplan tjetër civil. Por, në momentin që futeni brenda do ta kuptoni se bëhet fjalë për një aeroplan special B787, me të cilin ëndërron çdo njeri të udhëtojë.

Boeing 787 Dreamliner 1

I cilësuar si “VIP” për shkak të luksit që e ka brenda, “Boeing 787 Dreamliner” zyrtarisht është shpallur aeroplani më i madh në botë privat, vlera e të cilit kap shumën e 230 milionë paundve.

Boeing 787 Dreamliner 2

Një aeroplan civil i këtij lloji, mund të akomodojë 240 deri në 335 pasagjerë, ndërsa ky vetëm 30 ku pothuajse nuk mungon asgjë në hapësirën prej 2.400 metra katrorë.

Boeing 787 Dreamliner 4

Jo më kot ky aeroplan ka fituar epitetin e aeroplanit më të madh charter, për faktin se brenda tij gjenden dhoma luksoze të gjumit, dhomat e ditës, tualetet me xhakuzi e deri tek baret ku shërbehen pijet më të popullarizuara.

Boeing 787 Dreamliner 10

787 Deerjet ka kapacitet të fluturojë 17.5 orë pa ndaluar në ndonjë aeroport për furnizim duke kaluar plot 9.800 milje.

Boeing 787 Dreamliner 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: