Nga: BRIKENA METAJ
GJIROKASTER – Reshjet lokale të breshrit gjatë kësaj fundjave rezultuan fatale për një pjesë të banorëve të zonës së Lunxhërisë. Olimbi Tarifa, një fermere nga fshati Karjan thotë se rreth 50% e prodhimit të këtij viti është dëmtuar nga breshëri.

Familja e saj ka një sipërfaqe prej 12 dynymësh vresht. Reshjet e breshrit kanë prekur vetëm disa fshatra të kësaj zone. Dëmet më të shumta janë shënuar në vreshtat e mbjella në fushë në fshatrat Karjan e Kakoz.

Banorët e zonës së Lunxhërisë kanë traditë kultivimin e rrushit. Ata janë furnizuesit më të mëdhenj të rrushit dhe nënprodukteve të tij në zonën e Gjirokastrës dhe Sarandës. Por pavarësisht investimeve për kultivimin e këtij produkti, asnjë prej fermerëve nuk ka të siguruar prodhimin duke shtuar humbjet në rastet e fatkeqësive natyrore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb