SHBA – Më shumë se 50 yje të skenës botërore përfshirë, Stormzy, Craig David, Liam Payne etj janë bërë pjesë e këngës ‘Bridge Over Troubled Water,’ të ardhurat e së cilës do të shkojnë në ndihmë të familjeve të të mbijetuarve.

Që në orët e para të publikimit ka arritur të marrë vendin e parë në ‘iTunes’. Kënga është ideuar nga producenti i njohur, Simon Cowell, i cili ka ftuar edhe këngëtaren shqiptare Rita Ora që të bëhet pjesë. Projekti muzikor mund të shkarkohet online për 2 dollarë, në faqen artistsforgrenfell.com.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb