FRANCE – Bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron flet për herë të parë për marrëdhënien e saj dhe se si ndihet që është 24 vjeçe më e madhe se ai. Në një intervistë për Elle France, 63-vjecarja flet për marrëdhënien e saj më fëmijët, me bashkëshortin, për diferencën e moshës që ka me të dhe për projektet e së ardhmes.

“Emmanuel ka vetëm një defekt, atë që është më i vogël se unë”- ka thënë Zonja e Parë e Francës që në fillim të intervistës. “Kur dëgjoj që flasin për historinë tonë , me duket sikur flasin për një çift tjetër. Por historia jonë është kaq e thjeshtë”- ka vazhduar Brigitte.

GettyImages-810452018

“Në media flitet shumë për diferencën e moshës që ka mes nesh. Sigurisht që në mengjes kur hamë bashkë unë kam rrudhat e mia dhe ai freskinë e tij, por çtë bësh kështu është jeta.

Në qoftë se nuk do të kisha bërë këtë zgjedhje jeta nuk do të kishtë këtë kuptim që ka për mua. Jo se nuk isha e lumtur me fëmijët e mia, ata i dua shumë janë gjithçka por sërish më mungonte ajo “dashuri e madhe për të qenë vërtetë e lumtur në jetë”- ka vazhduar 63-vjeçarja.

Brigitte dhe Emmanuel janë martuar në 2007 dhe janë njohur kur ajo ishte mësuesja e tij. Brigitte Macron ka folur gjithashtu për rolin e saj në Pallatin Elysee, pavarësisht kundërshtive publike që i janë bërë për të mbajtur ose jo titullin zyrtar të Zonjës së Parë.

“Statusi im nuk do të vendoset nga ligji por nga transparenca, populli francez do të informohet haptazi për të gjithçka që do bëj. E rëndësishme është që të gjitha gjërat të jenë të hapura.

Unë do të kem një rol publik dhe gjithçka, të gjitha aktivitetet e takimet e mia do të publikohen në faqen e pallatit, kështu që Franca do të dijë gjithnjë se çfarë jam duke bërë”, ka thënë Brigitte.

E pyetur nëse ishte e papritur për të të gjendej në Pallatin Elysse, Macron ka thënë: “Jam e mësuar me gjërat e jashtëzakonshme që më kanë ndodhur dhe vazhdojnë të më ndodhin duke qenë afër Emmanuelit. Mendoj gjithnjë cila do të jetë aventura e radhës”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb