NGA BLEDI MANE*

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, permetaro-tepelenasja Bris Shehu habiti të varfër e të pasur me deklaratën e saj të pardjeshme.

-Lashë jetën e luksit, lashë një rrogë 3 herë më të larte dhe erdha të punoj me 700 euro në muaj vetëm për idealizëm të ndryshoj këtë vend!

Brisida Shehaj deri në tetor te vitit 2013 ka punuar drejtoreshë e degës së Tiranës në filialin e bankës bullgare FIB. Me zyra pranë kullave binjake përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pasi u emërua Drejtoreshë tatimesh vendin e saj e zuri dikush tjetër. Rroga e së cilës dhe rroga e të cilit eshte 980 mije leke te vjetra ne muaj, perfersisht 700 euro sa edhe tani.

E konfirmuar zyrtarisht, Bris Shehaj ka rroge te njejte dhe jo trefish me te ulet. Ndaj tashmë dihet botërisht se ku bente jete luksi zonjusha taksidare, kur menaxhonte depozitat e varfera te nje banke te vogel anonime apo tatimet e medha te nje vendi mbushur krejt me dallavere!!!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: