BRITANI-  Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në Angli, në qytetin e Manchesterit. Shpërthimi ka ndodhur në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande. Nga shpërthimi raportohet se ka dhjetra viktima, por nuk ka ende një bilanc të saktë. Sipas “BBC”, rreth 19 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit nga ku 10 prej viktimave janë nën moshën 18 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për një sulm terrorist. Numër i madh i policisë, helikopterë dhe ambulanca janë parë duke u afruar në zonën ku dyshohet të kenë ndodhur shpërthimet.

Pas raportimit për dy shpërthime në “Manchester Arena”, policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Gjithashtu dy helikopterë janë parë mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa policia ka kërkuar që të shmanget zona. Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer duke treguar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti, shkruan BBC.

Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje paniku, shkruan BBC.

 

 

telemmglpict000129644996-large_trans_nvbqzqnjv4bqarl1kc4g7dt9zszm6pe3pehafai_f6ud569stxyokh0telemmglpict000129642649-large_trans_nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqfyf2a9a6i9ychsjmeadba08telemmglpict000129641771-large_trans_nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqfyf2a9a6i9ychsjmeadba08telemmglpict000129640598-large_trans_nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqfyf2a9a6i9ychsjmeadba08telemmglpict000129640578-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqzpnxlbhedt8atjiziyngmaskjicg4qgizzkn66d5kwitelemmglpict000129638046_1-large_trans_nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqfyf2a9a6i9ychsjmeadba08telemmglpict000129638015_1-large_trans_nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqfyf2a9a6i9ychsjmeadba08nintchdbpict000325974099-1-650x358

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb