BRITANI E MADHE – Dy motra nga Britania e Madhe u bënë fituese të një lotarie prej 300 mijë paundësh, por është dashur që të presin një kohë të gjatë për t’i marrë sepse e kishin grisur në dysh biletën fituese.

Dy motrat Lucy dhe Annie Dixon nga Solihull i Anglisë përkatësisht 46-vjeçe dhe 38 vjeç , ishin gëzuar aq shumë që nisën të kërcejnë dhe të luajnë, kur papritmas grisën dëshminë se janë fituese shkruan The Sun.

Për të marrë pas paratë u desh një kohë e gjatë, sepse bileta u ble që në 8 prill por duket se gjithçka përfundoi me sukses. “Ishte një pritje e vështirë, më dukej sikur dikush po i mbante paratë tona. Në fakt, fajin e kishim vet”- ka thënë Annie.

Pasi iu dhanë paratë, duket se ato u lumturuan aq shumë, sa e harruan eksperiencën e vështirë që përjetuan.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb