BRITANI- Një shqiptar, i cili qëlloi me armë në drejtim të një bande është dënuar me 5 vite heqje lirie. Gjykatësi Peter Ross, e dënoi Elezaj për veprimin e tij teksa dha verdiktin për të. I riu shqiptar besohet se përdori një imitim arme që përdoren nga qitësit olimpikë.
Kujtim Elezaj, i cili qëndronte ilegalisht në Angli, nxori imitim pistolete dhe nisi të shtinte në drejtim në personave që ishin përfshirë në një sherr në rrugët e Oxford- it lindor. 25-vjeçari, i cili do të depërtohet drejt Shqipërisë pasi të ketë kryer gjysmën e dënimit në Britani, u përpoq që të gënjente rivalët sikur po i qëllonte me armë të vërtetë dhe se ata do të plagoseshin apo do të mbeteshin të vrarë. Vetë i pandehuri i tha gjykatësit se kishte vepruar në vetëmbrojte dhe donte vetëm që t’i frikësonte. Gjykatësi Peter Ross tha gjithashtu se do ta rishikonte dënimin për Elezaj nëse ai do të tregonte se ku e kishte fshehur armën.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb