LONDER– Qeveria konservatore britanike publikoi sot projektligjin destinuar dhënies fund të supremacisë së të drejtës evropiane në ligjin britanik, paraqitur si një etapë e rëndësishme në procesin e daljes nga Bashkimi Evropian.

I quajtur “Projektligji për daljen nga Bashkimi Evropian”, teksti parashikon të shfuqizojë, ditën kur Brexit do të ndodhë, “European Communities Act” të vitit 1972 që i ishte bashkëngjitur traktateve komunitare në të drejtën kombëtare britanike.

Ai do të mundësojë gjithashtu adaptimin e një pjesë të madhe të ligjeve evropiane në ligjin britanik.

Qeveria konservatore britanike prezantoi sot një projektligj faraonik që parashikon shfuqizimin e aktit të anëtarësimit të Britanisë së Madhe në të drejtën komunitare evropiane, që u shqyrtua në Parlament, ku humbi maxhorancën absolute në zgjedhjet e fundit legjislative.

I njohur me emrin “Projektligji i shfuqizuar” (Repeal Bill), ai do të mundësojë gjithashtu adaptimin e një pjesë të madhe të ligjeve evropiane në ligjin britanik, një punë e madhe kjo duke pasur parasysh mijëra dispozita të ndryshme ekzistuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: