ITALI –  Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër. Kjo shprehje i shkon më së miri dy të rinjve, britanikut Chris Pawley 30 vjeç dhe australianes, Julia Monaco 26 vjeçe.

Ata i shpëtuan për mrekulli sulmit terrorist të dy ditëve më parë në Barcelonë, ku një furgon hyri në turmën e njerëzve dhe vrau 14 persona dhe plagosi 50 të tjerë.

Julia Monaco 

C_2_articolo_3089732_1_upiImmagineparagrafo

Por kjo nuk ishte hera e parë që ata i shpëtojnë një sulmi terrorist. Chris kishte qenë në arenën e koncertit të Ariana Grandes në Manchester. Por ai u largua vetëm pak çaste para se kamikazi të shpërthente. Nga sulmi mbetën të varë më shumë se 20 persona.

Chris Pawley

C_2_articolo_3089732_upiImagepp

Ndërsa austaliania Julia i ka shpëtuar dy sulmve terroriste, asaj të London Bridge në Londër ku humbën jetën 7 persona dhe sulmit të Notre Dame në Paris, ku një person sulmoi me çekiç efektivët e policisë shkruan Tg.com.

Julia Monaco ditën e enjte ishte duke bërë shopping me një shoqe në Plaza Catalunya, në momentin kur furgoni hyn në turmën e njerëzve. Australiania gjeti strehë në një dyqan, ku për orë të tëra qëndroi shtrirë në dysheme larg vitrinave. Ajo doli kur gjithçka kishte mbaruar dhe në vendngjarje kishte mbërritur policia.
(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb