Kompania ‘Sony Music’ i ka kërkuar falje këngëtares Britney Spears, pasi në një postim në Twitter shkroi se ylli i popit kishte vdekur. Postimi ka qëndruar për disa minuta, më pas është fshirë, ndërsa përfaqësues të ‘Sony Music’ kanë thënë se profili në Twitter ishte hakuar.

“Kompania i kërkon falje këngëtares Britney Spears dhe adhuruesve të saj për çdo konfuzion të krijuar si rezultat i postimit”- thuhet në reagimin e kompanisë, raporton ‘The Guradian’.

Nga ana tjetër këngëtarja 35 vjeçare nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është mirë. Grupi i hakerëve OurMine ka marrë përgjegjësinë për postimin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: