Komisioni Evropian është rezervuar të komentojë iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për pezullimin e kriterit të demarkacionit, për së paku dy vjet. Kur janë pyetur për kërkesën e shefit të Qeverisë, zyrtarë të Brukselit kanë kujtuar dy kriteret e mbetura-ratifikimin e demarkacionit dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, të hënën, kryeministri Isa Mustafa ka nisur vizitën në Bruksel, ku pritet të takohet edhe me komisarin për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, ka thënë për “Kohën Ditore” se Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, “por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve që kërkohen për liberalizimin e vizave”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: