Banka e Shqipërisë nëpërmjet raportit të politikës monetare për tremujorin e dytë vuri ne dukje se dobësimi i euros në tregun vendas të këmbimit ka frenuar rritjen e inflacionit dhe ka ndikuar negativisht konkurrueshmërinë e produkteve tona të eksportit, çka sjell më tej një rritje më të ulët ekonomike.

Raporti i cili u bë pubblik pak minuta më parë sqaron se i Inflacioni i tremujorit të dytë shënoi një vlerë mesatare prej 2.0%, duke ardhur në rënie kundrejt vlerës mesatare prej 2.4% të tremujorit paraardhës.

Rënia e inflacionit në këtë tremujor, sipas bankës është ndikuar, pjesërisht, nga vlerat e larta të inflacionit të shënuara në tremujorin e parë si pasojë e goditjeve të ofertës dhe, pjesërisht, nga efekti rënës i ardhur nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Ekspertët në BSH analizojnë se, efekti i kursit të këmbimit ishte më i pranishëm në rënien e inflacionit të artikujve të importit, dhe – veçanërisht – të atyre ushqimorë.

Nisur nga ecuria e tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë thotë se projeksioni për inflacionin mesatar të vitit 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë, nga niveli 2.3% në nivelin 2.2%.

Më tej zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend janë pozitive dhe konfirmojnë trendin rritës të ekonomisë shqiptare. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme në fillim të vitit, por inflacioni është ngalësuar në tremujorin e dytë.

Banka e Shqipërisë pret një përmirësim të mëtejshëm të ekonomisë në periudhën fatmesme.

Banka thotë se pritjet për një ecuri pozitive të ekonomisë janë forcuar. Rritja e investimeve publike dhe private, rritja e shpenzimeve konsumatore dhe zgjerimi i eksporteve pritet të reflektohen me njërritjemë të lartë ekonomike në vitin 2017.

Në mungesë të goditjeve ritmet pozitive të ekonomisë pritet të vijojnë në horizonton afatmesëm të veprimit të politikës monetare. Balanca e rreziqeve dhe zhvillime etë pritura qëndron në krahun e poshtëm. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb