Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

BSH: Euro u zhvlerësua sepse në tregun vendas hyri shumë valutë

euro

Në tregun e brendshëm valutor, leku ka vijuar të forcohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me ritëm më të përshpejtuar në muajt maj dhe qershor, referoi Banka e Shqipërisë në një analizë të posacme për zhvillimet në kursin e këmbimit në tremujorin e dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë thotë se,në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016.

Kjo ecuri, sipas Bankës së Shqipërisë ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë./monitor/

(BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Forcim leku do te thote thjeshte qe duhen me pak lek per te blere nje euro. Kaq.

  • Hahahaha ajde propaganda ajde 😂😂😂😂😂😂
    Po çfar i duhen leket prinderve te mi pershembull kur banken e kane veç me euro ? o bank mashtruse si vete qeveria apo krejt shteti Shqiptar mos mendoni se na hidhni hi syve neve Emigrantave se jua dijme hilet as nje cent nuk depotitojme ne shqiperi krejt çfar kemi i mbajme ketej ku jetojme. Ne shqiperi bejme transferta te vogela sa per me kalu muajin njerzit tone. Por ne euro e jo lek te dhj* lekt e juaja.

  • O injorantet e Bankes se Shqiperise u dhjefsha mu ne ate shkoll

    Si thoni ,..u forcua Leku Shqiptar ,..a thu kemi te bejme me nje ekonomi te fort Botrore

    Leku nuk eshte forcuar thjesht ka shum valut te huaj ne carkullim.Dhe nevoja per Euro eshte e ulet

    Kjo ndihmon gjith ju oligart qe keni valut me bo matrapazlliqe ne kembim valute

    Arka e shteti bosh – esht forcu Leku, thot hahahahaha

    Kur them qe gjith si popull duhen derguar ne cmenduri nuk me besojn

  • Po per paundin Britanik pse nuk e nzjerrni apo sju interson kto e bejn Politikanet tane mos jau prift krishti mbar se qoft jeta kriminela jan per ket popull edhe tek valutat futen

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.