Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, ka thënë se bulevardi i ri në Beograd do të emërtohet “Heronjtë e Koshares”, sipas ushtarëve serbë të rënë në Betejën e Koshares duke luftuar me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan N1.

Sipas Mali-it, ky propozim për emërtimin e këtij bulevardi është pëlqyer më shumtë nga qytetarët.
Vet ata kanë votuar për emrin e bulevardit të ri dhe nga 167 emra kanë zgjedhur “Heronjtë e Koshares”, me 1305 vota.

“Qytetarët e Beogradit kanë treguar se ata nuk i kanë harruar heronjtë e mëdhenj që dhanë jetën për atdheun e tyre”, ka thënë kryebashkiaku beogradas, raporton Klan Kosova.

Përndryshe Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit një nga më të suksesshmet në luftën e fundit në Kosovë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb