TIRANE – Hiti i verës së 2016-ës ka qenë ndër më të suksesshmit e grupit Babastars dhe ndër këngët më të kërkuara e të kënduara nga të gjithë në koncertet e reperave. Miliona klikimet e këngës në YouTube janë përkthyer në pëlqime jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe më gjerë.

Nëse e dëgjoni me kujdes, vija melodike është e njëjta, por nëse të gjithë menduan se është një vjedhje e rastit, siç ndodh rëndom mes nesh, në të vërtetë në përshkrimin e këngës bullgare shkruhet e zezë mbi të bardhë se muzika mban emrin e Getoar Selimit. Kreditet dhe autori origjinal i këngës është shënuar, kështu që nuk ka vend për asnjë dyshim shkruan Class.

Duket, “Ajo” nuk i pëlqen vetëm Getit, Majkut e publikut shqiptar. Këtë e ka nuhatur edhe produksioni bullgar, që me siguri vijon ta kërcejë njësoj si ne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb