*Hacking Teams: Klientët tanë kanë pezulluar përdorimin e këtij sistemi që ka qenë i komprometuar nga sulmi
Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANE- Burime të sigurta nga Shërbimi Informativ Shtetëror bëjnë me dije se ky institucion i ka blerë këto programe dhe që prej fillimit të vitit 2015 janë vënë në përdorim. Të njëjtat burime shprehen se nuk ka asgjë të paligjshme në përdorimin e këtyre programeve dhe pajisjeve, pasi është detyrim kushtetues i SHISH për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale, duke shtuar se nuk është hera e parë që SHISH akseson dhe përdor programe të së njëjtës natyrë, me qëllim përfundimtar prandalimin e veprimeve që cënojnë rendin dhe sigurinë kombëtare .

Si funksionon sistemi Galileo!
Ai quhet Sistemi Remote Control (RCS), i njohur gjithashtu si Galileo, ky softëare i zhvilluar nga Hacking Team, kompania me qendër në Milano, pësoi një sulm të rëndë hacker më 6 korrik.
Ajo u krijua në vitin 2003 dhe i lejon qeveritë dhe agjencitë qeveritare për të kontrolluar një kompjuter nga distanca dhe për të monitoruar të dhënat dhe informatat që ata të kalojnë në këtë pajisje. ‘Target’ kompjuterat nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të lidhur në internet.
Sistemi i Kontrollit Remote është në gjendje për të depërtuar shumë sisteme operative dhe më të zakonshme (Windows, Mac OS, Linux) dhe gjithashtu në smartphones (Windows Mobile, iPhone, BlackBerry, Symbian).

“Mbledhja e provave të pajisjeve të tilla bëjnë transmetime të padukshme dhe të dhënat në server RCS janë të koduara dhe e pagjurmueshme.

Kompania italiane që shet softëare spiunazhi ndaj qeverive të ndryshme në mbarë botën, ka pranuar se ka pësuar një sulm kibernetik me datën 6 korrik, të këtij viti. Në një deklaratë për median, Hacking Team denoncoi seriozitetin e situatës:

“Ne kemi humbur aftësinë për të kontrolluar se kush e përdor teknologjinë tonë. Terroristë, mashtrues dhe të tjerë persons mund ta aplikojnë atë sipas dëshirës. Ne besojmë se është një situatë shumë e rrezikshme, tani është e qartë se ekziston një kërcënim serioz.”

“Inxhinierët tanë janë duke punuar me intensitet për të përmirësuar software tonë. Klientët tanë kanë pezulluar përdorimin e këtij sistemi që ka qenë i komprometuar nga sulmi”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: