TIRANE- Në një kohë kur ish-bashkëshorti i saj, Zabit Tota deklaroi se prej kohësh ish-gruaja e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, një tjetër version për ngjarjen vjen nga Naxhie Himallari.

Teksa është bërë pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në ‘News24’ 47-vjeçarja ka hedhur poshtë të gjithë pretendimet e Totës, ndërsa deklaron se ajo është keqtrajtuar dhe përndjekur për disa kohë. Në një lidhje telefonike për emisionin, Naxhia pohoi se për 17 vite martesë me Zabitin, me të cilin kishte dy fëmijë, ajo ishte tradhtuar dhe dhunuar, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu, ajo ka hedhur poshtë versionin e Zabitit se ky i fundit ishte me epilepsi, duke shtuar se ai kishte mashtruar me dokumentet. ‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e plotë të 47-vjeçares me moderatoren Evis Ahmeti.

INTERVISTA
Do doja mirëkuptim nga ju zonja Naxhie..Ish-burri juaj deklaron se është dhunuar nga ju dhe prindërit tuaj…

Të gjithë ato që u folën aty në studio, janë mashtrime. Unë bëja një jetë të ndershme, i kam shërbyer dhe prindërve të tij. Ai është mashtrues, di të rrijë rrugëve. Di të ndërroj veç gra. Unë prej 3 vitesh jam ndarë. Jam me dy fëmijët e mi. Jam e kërcënuar dhe kudo që eci jam e përndjekur prej atij mashtruesi. Ai nuk është me epilepsi, pasi të gjitha dokumentet i ka false. Ai shtirej tërë këto vite, si ka rënë asnjëherë të fikët. Ai mashtron, shkonte më të tjera, më tradhtonte. Ai njeri më ka detyruar që të pi helm. Ndaj e ndava, jam shumë e sinqertë. Mora një vendim që ti shërbeja babait të tij si çdo femër që i shërben familjes. I ka shërbyer deri ditën kur ka dhënë shpirt, si babë e bijë. Gjithë familjes e tij ka respekt për mua. Ai njeri është i rrugëve. Ai aty është një njeri mashtrues, që e njeh prokuroria, Policia e Shtetit. Nuk na lënë të qetë, vjen dhe na provokoi. Na provokon dhe jam e kërcënuar.

Ai është 57 vjeç, ju ende nuk i keni bërë 47-vjeç, si e keni marrë?
Fati ynë, fati i asaj kohe, ndaj e mora.

Ju se keni martesën e parë me të?
Ai ka qenë fati im, pasi më mashtroi, pasi nuk kishte qenë i ndarë ligjërisht, ndaj dhe më ngeli djali pa regjistruar pasi ai nuk i kishte mbyllur llogaritë me gruan e parë.

Si i ka marrëdhëniet me dy fëmijët e mëdhenj Zabiti?
Kur u prish me ne, nisi që të shkonte me ta, se ishin duke u rrahur.

Ça babai ka qenë Zabiti?
Unë kam pasur 17 vite martesë. Ai 6 vite punonte si taksixhi. Unë kisha 3 lopë dhe punoja. Baba i fëmjëve të mi kërcënonte nënën, (Zabiti) ia rrihte dhe e tradhtonte, e prishte lekët. Ja ai ishte. Me fëmijët nuk i ka pasur marrëdhënie të mira, s’u jepte një kokërr leku për shkollë. Asnjë marrëdhënie se ka pasur të mirë. Mua më ka tradhtuar shumë.

Çfarë thoni ju për urdhrat e mbrojtjes?
Janë të gjitha mashtrime. Kam qenë drejt flijimit, kam qenë e shtruar tek Spitali ‘Nënë Tereza’. Nuk ka ardhur të më shoh fare, kur piva kokrra. Nuk erdhi as për hatrin e fëmijëve. Ditën që dola nga spitali nuk erdhi. As për fëmijët. Unë nuk isha femër rruge.

Ndalim tek çështja e banesës tuaj…dëgjoj zëra pas jush, me kë jeni?
Jam në familje me dy fëmijët.

Çfarë po ndodh me banesën, pse s’mund të kthehet Zabiti në banesë?
Kam tre vjet që jam ndarë. Ai kishte dy dhoma dhe unë dy dhoma. Ai kishte marrë grua tjetër. Doli dhe iku me këmbët e veta, të betohem për dy fëmijët e mi që kam. Iku doli me këmbët e veta. Shtëpia është në emirin tim.

Pse banesa është ne emrin tuaj?
Sepse unë kam marrë lejen e legalizimit dhe pres certifikatën e pronësisë. Ai ishte duke bredhur me të tjerat, kurse unë punoja dhe mbaja babain e tij.

Nëse zoti Zabit rikthehet në banesë çfarë ndodh?
Ça banesë do kthehet moj zonjë? Atë banesë e ndan gjykata Civile dhe Përmbarimi. Ai më ka tradhtuar dhe shkonte me të tjera dhe ka shumë shkaqe. Ndaj jam ndarë me të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb