TIRANE- Të tjera akuza zbulohen live mes Shqipes dhe Alfred Karajt, çiftit nga Fushë-Kruja, të cilët janë në prag divorci pas 17 vitesh martesë.

Në 20 shkurt në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” por edhe sot ai ngul këmbë se Shqipja ka të dashur shokun e tij Leonard Miri dhe se shokun e këtij të fundit ishte munduar t’ja rregullonte të bijës.

Por, ndërsa akuzat e Alfredit shtoheshin edhe Shqipja nuk ia ka kursyer. Në përballjen live, ajo thotë se ai e ka tradhtuar, rrahur me rrip pantallonash, se ka harxhuar çdo të ardhur të familjes në bixhoz, duke e lënë pa bukë atë dhe 4 fëmijët.

“Unë të dashur s’kam pas, ky ka pas për vete. Ma ka prurë edhe në shtëpi, i kam dhënë me hongër me pi, po emrin s’po ia përmend. Ky kot akuzon, unë jam e pjekur s’ja shkatërroj jetën njerëzve”,- deklaroi Shqipja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb