GJIROKASTËR- Një tjetër krim në familje, këtë radhë në jug të vendit. Një 65-vjeçar nga Memaliaj ka goditur me sqepar gruan e tij 57-vjeçare, e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga vdekja por ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se burri, Ferik Myrtaj e ka goditur disa herë me sqepar në kokë e trup gruan e tij por pavarësisht kësaj policia e ka arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË
Gjirokastër, ushtron dhunë në familje arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Ferik Myrtaj, 65 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb