TIRANE- Një ditë më parë kirurgu nga Shkodra u dhunua nga bashkëshorti i njërës prej pacienteve të tij, por sot ai ka vendosur të flasë dhe të tregojë se si qëndron e vërteta.

Në një prononcim për Shkodra News, Besmir Grizhja thotë se pacienten në fjalë e ka trajtuar në mënyrë speciale, madje disa herë i ka blerë edhe ilaçe nga xhepi.

Kam patur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falenderoj ata që më kanë mbeshtetur dhe jane solidarizuar me mua”.

Ndërkohë më herët “BalkanWeb” mësoi se mjeku kirurg Besmir Grizha është goditur nga Ali Kopliku, familjar i një pacienteje. Mësohet se Ali Kopliku është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policise:
Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të.

Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb