SHKODER- Dy vite pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku shtetasi Sadetin SulaJ mbyti gruan në ambientet e biznesit të tyre, një mobileri, policia ka rritur të ndalojë bashkëpunëtorin e autorit. Sipas bluve të Shkodrës, ditën e sotme është ndaluar 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Suela Sulaj.

“Sot me datë 21.01.2018 nga strukturat e D.V.P. Shkodër , u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të shtetasit Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Suela Sulaj”, njofton policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 18.04.2016 në Shkodër, dhe në atë kohë, policia arrestoi autorin e ngjarjes, shtetasin Sadetin Sula.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare, kryer në bashkëpunim”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: