Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO Bushati pritet në Shtëpinë e Bardhë, administrata Trump: Mbështesim fort jetësimin e reformës në drejtësi

Bushati SHBA (5)

SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin e mbajtur në sallën Roosevelt të Shtëpisë së Bardhë me Zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland, palët biseduan mbi konsolidimin e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, sidomos në fushat me interes afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e të dyja vendeve.

Bushati SHBA (1)

Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, si dhe angazhimi parimor i Shqipërisë në këtë kontekst. McFarland u shpreh se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”.

Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euroatlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor duke penguar kursin e reformave transformuese”.

Bushati SHBA (6)

Në këtë kontekst, McFarland rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të SHBA-së për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet tona për jetësimin e reformës në drejtësi”, reforma të cilat ajo i cilësoi si jetike.

Në vazhdën e takimit të Koalicionit Global kundër ISIS që u mbajt në Washington në muajin mars, një theks i veçantë iu vu rëndësisë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe masave të marra nga vendi ynë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Bushati SHBA (4)

McFarland vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, kontributet e vendit tonë në misionet dhe operacionet e NATO-s në kufijtë jugorë dhe lindorë të Aleancës, si dhe peshën specifike të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Bushati SHBA (3)

Gjatë këtij takimi u shpreh vullneti për të thelluar një bashkëpunim sa më të profilizuar në përputhje me nevojat që ka Shqipëria dhe rajoni, për ta bërë sa më efikas përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Bushati SHBA (2)

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Nga Kukesi ju dergojme te fala;
    Nuk trembemi nga imperializmi Amerikan.
    Sulejman efendi Bushati.
    Sekretar i pare P.P.SH -se.
    Kukes 1980.

  • Kot sa per kuriozitet do te pyesja : Sa jeshilltare per sigurine ka z.Trump ? Es sa zvendes kane keshilltaret e tij ? Mesa njoftojne mediat akoma administrata e z.Trump eshte ne procesin e riformimit e jo me zevendes, por edhe keshilltare te sigurise ai po i ndron.

  • Mossssssssss se lules i doli dhe trump i keq tani

  • Heu bre burra edhe amerikanet e duan reformen ne drejtesi,nuk ka mundesi,duhet ti kete blere edhe keta ose ja te painformuar.Ne cader pereth partise dhe liderit tone te ndritur ti tregojme vendin amerikes dhe evropes,ata duhet te flasin vetem kur tu japim ne (dmth Pedeja) leje.Ahhhhh kur do mbarojne budallenjte qe u vene nga mbrapa partive ne Shqiperi si djathtas e si majtas.Shkoni ne zgjedhje dhe nqs per dy vjet ajo parti qe qeveris e ben baterdi atehere ngrihuni.

  • Ketu luante shah Regani kur Sula ishte sekretar i pare i partise dhe shante nga llogorja

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.